Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Thërras Inspektoratin (VIDEO)

Gazeta10
20 October 2022 - 10:40

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, përpara se ta nis seancën ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve për pirjen e duhanit në bufe, raporton Gazeta10.

Ai tha se kjo sjellje është e papranueshme, teksa i paralajmëroi se në rast se e njëjta do të përsëritet, do të ua thërras Inspektoratin.

“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe nëse veç edhe një herë e kam një informatë që po pihet duhani në bufe, më detyroni ta thërras Inspektoratin e Shtetit”, është shprehur Konjufca.

Tutje, ai ua kujtoi deputetëve se në çdo hapësirë të kuvendit dhe të institucioneve publike ndalohet pirja e duhanit, ku i ftoi që ky vendim së pari të vlejë për përfaqësuesit e popullit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.