Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​“Kontrabanda me armë”, Musliu publikon pamje: Pse autoambulanca ndalet ku ka huliganë serbë?

Gazeta10
06 Korrik 2023 - 14:24

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka publikuar një video të 6 dhjetorit të vitit 2022, ku shihet një autoambulancë tek ndalet pranë një turme njerëzish në veri të Mitrovicës.

Ai ka shtruar pyetjen se çfarë e shtyn të ndalojë një autoambulancë në mes të rrugës ku janë të mbledhur disa huliganë, derisa ka theksuar se asnjë i sëmurë nuk ka hyrë brenda.

Eksperti i çështjeve të sigurisë ka hedhur këtë video në rrjete sociale pak ditë pas deklaratave të deputetes britanike Alicia Kearns, e cila ka thënë se Serbia kontrabandon armë me autoambulanca drejt kishave ortodokse në Kosovë.

“Një pyetje, besoj retorike, për skeptikët:

Pse ndalon një “autoambulancë” me sinjalistikë të urgjencës në mes të rrugës, ku janë të mbledhur disa huliganë?

Huliganët e hapin derën e “autoamblulancës”, gjersa ajo e ndal sinjalistikën me zë, flasin me dikë brenda, dhe pas pak niset.

Nuk shihet asnjë njeri “i sëmurë” që hyn në “autoambulancë”!”, ka shkruar ai. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.