Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kontrata mes KEDS dhe Elektrosever, Rohde: Nevojitet zbatim i qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme

Gazeta10
11 December 2023 - 13:00

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode, ka thënë se pas nënshkrimit të kontratës ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever, nevojitet zbatim i qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme.

Rode ka deklaruar përmes rrjetit social “X” se nënshkrimi i kontratës është një lajm i mirë.

“Lajm vërtet i mirë. Tani na duhet një zbatim i qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme”, tha Rode.

Paraprakisht, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka vlerësuar se nënshkrimi i kontratës është “një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë dhe në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.