
Eksperti i politikave publike, Burim Korça, ka komentuar mospranimin e Fatmir Limajt nga PDK për garim të përbashkët në listë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai tha se mospërfshirja e Limajt në listë, sidomos në PDK, ku ka qenë një nga themeluesit, është gabim strategjik politik.
“Mos me u përfshi në listë, sidomos në PDK, në të cilën ka qenë pjesë e themeluesve, për mendimin tim është gabim strategjik politik i PDK-së. Po e kanë vendos kështu, ta shohim si po rezulton në zgjedhje”, tha Korça në emisionin “Gazeta” të Kanal10.