Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Korqa optimist: Qeveria do t’i përgjigjet pozitivisht projektit të gazit amerikan

Gazeta10
16 June 2026 - 22:06

Analisti politik Burim Korqa ka vlerësuar se kryeministri në detyrë i Kosovës pritet t’i përgjigjet pozitivisht kërkesave dhe iniciativave që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin Politiko në Kanal 10, Korqa u shpreh se partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së mbetet i rëndësishëm për institucionet e vendit, duke shtuar se pret një qasje konstruktive nga ana e ekzekutivit ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin me Uashingtonin.

Sipas tij, raportet e ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së kanë qenë ndër shtyllat kryesore të politikës së jashtme të vendit, ndërsa vendimet që lidhen me interesat strategjike pritet të trajtohen me seriozitet nga institucionet përgjegjëse.

“Çdo projekt që Kosova e ka pasur me Amerikën, çdo herë ka fituar”, u shpreh Korqa.

Ai shtoi se, sapo të formohet qeveria, pret që përgjigjja ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës të jetë pozitive, veçanërisht për çështjet që lidhen me interesat strategjike dhe energjinë.

Lajmin e plotë dhe deklaratën e Korqës mund ta gjeni në videon e bashkëngjitur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.