Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Korriku sjell rritje në Aeroportin e Prishtinës, mbi 476 mijë udhëtarë në një muaj

Gazeta10
10 August 2026 - 17:12

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar rritje të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve gjatë muajit korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga aeroporti, gjatë korrikut janë regjistruar 476 mijë e 469 pasagjerë, që përbën një rritje prej 3.95 për qind krahasuar me korrikun e vitit 2025.

Ndërkohë, gjatë këtij muaji janë realizuar gjithsej 3 mijë e 352 fluturime, me një rritje prej 4.82 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga aeroporti kanë theksuar se shifrat pasqyrojnë rritjen e lëvizshmërisë së udhëtarëve dhe vazhdimësinë e operimeve.

“Pas çdo numri qëndrojnë njerëz, udhëtime, takime dhe histori të reja”, thuhet në njoftimin e aeroportit, duke u shprehur mirënjohje pasagjerëve dhe partnerëve për bashkëpunimin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.