Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova dhe Serbia u dakorduan për Komisionin për të Pagjeturit, Hoti: Kërkesat tona ishin të qarta

Gazeta10
22 January 2026 - 22:48

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për personat e zhdukur, Andin Hoti ka folur rreth takimit të sotëm në Bruksel ku u arrit dakordimi me Serbinë për funksionalizimin e komisionit të përbashkët për të pagjeturit.

Ai tregoi përmes një postimi në Facebook se kërkesat e Kosovës në takimin e sotëm ishin të qarta dhe të drejtëpërdertja, në mesin e të cilave edhe ajo për zbatimin e plotë të i Deklaratës për Personat e Zhdukur, përfshirë qasjen në arkivat e klasifikuara.

Hoti deklaroi mes tjerash se presin që në takimin e radhës pala serbe të shkojë me hapa konkretë.

“Ne mirëpresim takimin e radhës, me pritjen e qartë që pala serbe të vijë me hapa konkretë dhe të matshëm, në përputhje me obligimet e marra në Deklaratën e personave të zhdukur”, deklaroi mes tjerash Hoti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.