Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

”Kosova do ta fitoje këtë përballje me primitivet”- Berisha reagon pas arrestimit të spinuave

Gazeta10
07 Qershor 2024 - 14:27

Para dy ditëve janë arrestuar dy persona në qytetin e Ferizaj nga policia pasi dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me “BIA”-n e Serbisë.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari Rid Berisha në rrjetin sociala Facebook , ku është shprehur se kjo situatë e ndodhur është e ekzaminuar.

“Po shkruaj me shkas! E rendesishme per ne si shtet dhe aleatet tane te vertete eshte i ditur qe moti nje fakt domethenes. Serbia e djeshme qe kreu gjenocid dhe po kjo Serbia e sotme, eshte e padenacifikuar. Rrjedhimisht, per m’u nuk paraqet lajm se po keto mbetje fashiste nga UDB edhe sot jane ne operacione politike dhe spinuazhi per ta ndertuar rrefimin boteror qysh nuk eshte dasht me e u be Kosova shtet. Kjo situate eshte e ekzaminuar tashme. Prioritet mbi prioritete mbetet forcimi i shtetit, mekanizmave te sigurise dhe te inteligjences tone. Ndersa, politikanet qe kane bere e bejne lufte perverse per karrike pushteti, sidomos ata te LVV-se dhe jo vetem, do ta marrin pergjigjen me vote”, ka shkruar Berisha.

Tutje Berisha shpreson që Kosova do ta fitojë këtë përballjen nga spiunat të cilët kanë bashkëpunuar me BIA-n.

“UDB e kemi ketu, misioni i tyre eshte i qarte, perçarja e berja pike e pese e shqiptareve. Pasha t’madhin Zot, une besoj se Kosova do ta fitoje kete perballje me primitivet spiune te BIA. Rreziku real mbetet se si me parandalu rekrutimin e elites kosovare nga spiunazhi i Serbise, se si ta gjejme shpejte rrugen ligjore per t’i fute ne makina lustrimi krejt njerezit qe mbajne pozicione me rendesi shteterore!Po lutem qe te gjithe budallenjte ta kene marre kete leksion!”, ka përfunduar ai./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.