Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rekord i rrallë në Botëror: Goli i Quinones më i shpejti pas 2006

Gazeta10
11 June 2026 - 21:43

Julian Quinones ka shënuar golin e parë të ndeshjes dhe njëkohësisht njërin nga golat më të shpejtë në historinë e Kupës së Botës, duke i dhënë epërsinë Meksikës.

Goli i realizuar në minutën e 9-të erdhi pas një gabimi në mbrojtjen e kundërshtarëve, të cilin sulmuesi meksikan e shfrytëzoi për të zhbllokuar rezultatin.

Ky gol konsiderohet ndër më të shpejtët në një turne të Kupës së Botës që nga viti 2006, kur Philipp Lahm kishte shënuar për Gjermaninë kundër Kosta Rikës pas rreth gjashtë minutash.

Meksika kaloi në avantazh 1-0, duke marrë kontrollin e ndeshjes që në fillim të saj.

 

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.