
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rritet një yll shqiptar i futbollit.
Almedin Hoxha, djaloshi 15-vjeçar nga Rahoveci,po mahnitë me performancat e tij dhe padyshim që pritet të ketë një të ardhme të ndritur.
15-vjeçari luan për grupmoshat e reja të skaudrës amerikane, Evolution në Michigan, ku është njëri nga lojtarët më të dalluar të kësaj gjenerate.
Hoxha ka filluar të merret me futboll qysh në moshën katër vjeçare, dhe qe nga ajo kohe ka vazhduar te rritet profesionalisht per cka edhe trajneret e tij kane fjalte te medha per talentin Hoxha.
Almedini, apo Dino sic edhe deshiron ta quajn shkurt, ka folur ekskluzivisht per Kanal10 nga Rahoveci, ku keto dite ishte ne pushim. Ai tha se synimet e tij për të ardhmen janë të mëdha.
“Kam filluar të luaj futboll qysh në moshën katërvjeçare në një Ligë më të ulët, por kam vazhduar të punoj që nga ajo kohë dhe synoj që të arrij gjëra të mëdha në futboll.”
Futbollisti nga Rahoveci që luan në pozitën e mesfushorit defanziv, në një të ardhme të afërt synon që të bëhet pjesë e futbollit evropian. Për këtë arsye gjatë muajit mars të këtij viti ishte pjesë e një kampi të rëndësishëm testuese per grup moshat e reja në Manchester, organizuar nga nga kampioni i ri i Evropes, Manchester City.
“Futbolli në Evropë ka një intensitet më të lartë se ai në Amerikë, e poashtu edhe loja fizikisht është më fortë. Fillimisht do të vazhdoj që të luaj në Amrikë, por në një të ardhme të afërt synoj të kaloj në futbollin evropian.
Por krejt synimi dhe zhvillimi i tij si futbollist, nuk është vetëm paraqitja në skuadrat e mëdha Evropiane, ai dëshirën e ka qe një ditë të luaj për kombëtaren e Kosovës, ani pse në këtë mes është në përcjellje të vazhdushme edhe nga federata në Bosnje Hercegovine, kjo për shkakun se nëna e tij është me preardhje boshnjake. Madje për këtë vazhdojnë të vijn ftesat në vazhdimësi ng kampe te ndryshme qe organizohen në Bosnje në nivel të kombëtareve.
“Nëse një ftesë nga Kosova do të ishte diçka pozitive për mua dhe karrierën time, do ta pranoja me shumë kënaqësi.
Dino, në fillim të muajit korrik ishtë ftuar zyrtarisht nga nga Federata e Futbollit të Kosovës, në një kamp qe ishte organizuar për grup moshat U17.
Ai aty ka pasur paraqitje të shkqlyre cka është tregues se FFK dhe skautët e tyre, janë në vëzhgim të vazhdueshëm për talentin në fjalë.
Dino në përmbyllje të bisedës dhe para se te kthehej ne Amerik, ka thënë se në vazhdimësi do të jetë prezent në vendinlindjen e babait të tij dhe se nuk do të ndalet derisa një ditë ta plotësojëndërrën, tëluaj për Kosovën.