
Mburrjet e ekzekutivit nga rangimi i Kosovës si shteti i dytë në botë i cili ka shënuar më së shumti progres në fushën e sundimit të ligjit, po konsiderohen si të panevojshme nga njohës të drejtësisë e deputetë të opozitës. Ata thonë se vendi është më ranguar më keq se dy vite. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se gjatë qeverisjes Kurti ka pasur më shumë reges se sa progres në sundimin e ligjit, raporton Gazeta10.
Raporti:Arbenita Ilazi
Kamera:Arlind Morina
Përkundër radhitjes së Kosovës si shteti i dytë në botë i cili ka shënuar më së shumti progres në fushën e sundimit të ligjit, njohës të drejtësisë thonë se vendi vazhdon të “çalojë” në këtë fushë.
Ndërkaq, mburrjet e ekzekutivit se ky progres është si rezultat i reformave të qeverisë, deputetë të opozitës i kanë cilësuar si propagandë.
Ata thonë se gjatë qeverisjes “Kurti” në fushën e sundimit të ligjit ka pasur vetëm regres.
Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, kanë thënë se raporti nuk lë shumë hapësirë për mburrje, pasi që vendi është radhitur më keq se dy vite më parë.
Edhe njohës të çështjeve politike thonë se kryeministri Kurti e ka ekzagjeruar me mburrje, për një raport i cili matë përceptimin e qytetarëve.
Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” ka thënë se raporti tregon se duhet të punohet më shumë në zbatueshmërinë më të mirë të legjislacionit.
Kosova është radhitur radhitur e 57-ta nga 140 shtete sa i përket progresit në fushën e sundimit të ligjit nga Ëorld Justice Project.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky rangim i Kosovës e konfirmon se reformat e qeverisë po funksionojnë me shpejtësi./Gazeta10.