
Hajdar Beqa i cili është kandidat për deputet në listën zgjedhore të PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit ka theksuar se Kosova është në krizë dhe kësaj duhet t’i thuhet stop.
Këto komente Beqa i bëri në Kanal 10 në emisionin GAZETA.
Ai madje ka thënë se nuk është rastësisht me Bedri Hamzën në krye, “Stop Krizës – Ndrysho Kosovën”, sepse Kosova është në krizë edhe ekonomike por edhe politike.
“Me Bedri Hamzën, Kosova do të ndryshojë në të gjitha aspektet dhe në të gjitha fushat e jetës”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10