
Futbollistet e Kosovës të enjten luajnë ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Lihtenshtajnit. Ndeshja zhvillohet prej orës 18:30 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Përfaqësuesja është mbledhur të hënën për t’u përgatitur për dy ndeshjet me Lihtenshtajnin. Ndeshja e dytë është më 16 korrik po në Hajvali.
Kosova është në seri prej pesë fitoreve në ndeshje miqësore. Lihtenshtajni është përfaqësuese e vogël dhe fare e re. Deri më tani ka luajtur vetëm miqësore. Vjet i humbi tri miqësore, ndërsa ndeshjet me Kosovën janë të parat për këtë vit. Ka nëntë ndeshje deri më tani.
“Këto ndeshje na shërbejnë që të përmirësohemi në mbrojtje dhe sulm. Mendoj se kemi gjasa të mira për fitore”, ka thënë përzgjedhësja e Kosovës, Anneli Andersen.
Kosova në shtator fillon me ndeshje në Ligën e Kombeve.