Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kosova i përket të gjithëve” Osmani mirëpret në zyrën e saj fëmijët nga komunitetet

Gazeta10
29 December 2024 - 13:24

Në një ngjarje të zhvilluar në fund të vitit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Në fjalën e saj, Osmani theksoi rëndësinë e përfshirjes së të gjitha komuniteteve në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

Ajo shprehu se Kosova është e njëjtë për të gjithë qytetarët e saj, por që, sipas saj, vendi duhet të përqendrohet më shumë në fëmijët, si brezi i ardhshëm i udhëheqësve.

“Kosova i përket të gjithë qytetarëve të saj, por mbi të gjitha fëmijëve tanë – gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve. Së bashku për një Kosovë të barabartë për të gjithë!” deklaroi Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.