Sport

Kosova ka publikuar listen e të ftuarve për miqësore, dominojnë lojtarët e Superliges

Gazeta10
11 Nëntor 2022 - 14:56

Kombëtarja e Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore të muajit nëntor kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe.

Fillimisht, Kosova zhvillon ndeshjen e parë miqësore kundër Armenisë më 16 nëntor, kurse tre ditë më vonë përballet me Ishujt Faroe.

Trajneri, Alain Giresse ka grumbulluar gjithsej 20 futbollistë për këto dy miqësore, ku vërehet ftesa e Jetmir Topallit, si dhe mungesa e yllit të Napolit, Amir Rrahmanit, i cili është i lënduar.

Po ashtu, edhe lojtari i Llapit, Ilir Krasniqi është ftuar me kombëtaren, grumbullimi i tij i dytë me “Dardanët”.

Ndërkaq, në grumbullim vërehet edhe mungesa e portierit Arianit Muric, yllit të Mallorcas, Vedat Muriqit, Milot Rashicës së Galatasaray si dhe mbrojtësi i Kasimpasa, Florent Hadërxhonaj.

Më poshtë mund të gjeni listën e plotë të lojtarëve të ftuar nga Kosova për ndeshjet me Armeninë dhe Ishujt Faroe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.