Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kosova me 21 projekte nga Erasmus+, Nagavci thotë se me mbështetjen e BE-së po i arrijnë objektivat

Gazeta10
15 Nëntor 2022 - 11:21

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, shefi i Zyrës së BE-së, Tomsh Szunyog, si dhe Mimika Dobroshi nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie, transmeton Gazeta10.

Ata kanë folur për rezultatet e projekteve për ngritje të kapaciteteve në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional si dhe për projektet nga Kosova që janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian.

Nagavci tha se Kosova këtë vit ka shënuar suksesin më të madh duke përfituar nga programi Erasmus+ me 21 projekte.

Sipas saj, projekte të tilla të BE-së po u ndihmojnë që t’i arrijnë objektivat.

“Këtë vit Kosova shënon përfitimin më të madh nga Programi Erasmus+. Në vitin 2022 nga Komisioni Evropian Kosova ka përfituar 21 projekte, prej tyre 11 janë për ngritjen e kapaciteteve të arsimit të lartë, 1 projekt permanent dhe 9 projekte në fushën e arsimit profesional. Nevoja është që të fokusohemi në rritjen e kapaciteteve të arsimit të lartë”.

“Suksese e Kosovës në programet e BE janë shumë të rëndësishme për zhvillim, ku përmes programit Eraamus+ ofrojnë mundësi për ngritje të kapaciteteve të arsimit të lartë dhe atij profesional. Projekte të tilla të financuara nga Komisioni Evropian na ndihmojnë që të arrijmë objektivat tona”, tha ajo./EO/Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.