Sport

Kosova pëson disfatë turpëruese nga Bjellorusia

Gazeta10
19 Qershor 2023 - 22:39

Kosova ka pësuar humbje nga Bjellorusia me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.

Në ndeshjen e zhvilluar e zhvilluar në Budapest, gabimet në mesfushë i kushtuan “Dardanëve” me humbje, e cila është e para në këto kualifikime.

Rezultati në këtë ballafaqim u zhbllokua në minutën e 73-të, kur pas një gabimi trashanik të Hekuran Kryeziut, topin në rrjetë e dërgoi Vladislav Morozov.

Vetëm pas dy minuta më pas, Max Ebong dyfishoi epërsinë e Bjellorusëve.

Krejt çka mund të bëntë në fund Kosova, ishte njëri gol i realizuar nga Vedat Muriqi në minutën e 87-të.

Me këtë humbje Kosova vahzdon të mbetet në pozitën e katërt me tri pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Bjellorusia që gjendet një pozitë më poshtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.