Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova publikon listën për ndeshjet e marsit

Gazeta10
17 Mars 2023 - 15:18

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet ndaj Izraelit e Andorrës, që Kosova i luan gjatë muajit të marsit.

Kosova ndeshjen e parë e zhvillon si mysafir i Izraelit, me ndeshjen që zhvillohet më 25 mars, derisa ndeshjen e dytë e luan si vendas ndaj Andorrës më 28 mars.

Në listën e bërë publike nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), Giresse ka ftuar 26 futbollistë.

Në mesin e këtyre lojtarëve, trajneri francez ka grumbulluar edhe disa emra të rinj, si: Albion Rrahmani, Arbnor Muja dhe Amar Gërxhaliu.

Kosova fillon grumbullimin të hënën e 20 marsit, ndërsa stërvitjen e parë e zhvillon po atë ditë me fillim nga ora 15:00, në kampin nacional të FFK-së në Hajvali.

Konferencën e parë për media pas publikimit të listës, Giresse do ta mbajë ditën e hënë, duke filluar nga ora 11:00.

Lista e plotë e Kosovës:

Portierë: Arijanet Muric, Visar Bekaj, Samir Ujkani

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu, Fidan Aliti, Amar Gërxhaliu, Leart Paqarada, Donat Rrudhani, Betim Fazliji

Mesfushorë: Ibrahim Dresevic, Blendi Idrizi, Valon Berisha, Bersant Celina, Florian Loshaj, Florent Muslija

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.