Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova sërish në fokus, zyrtari i lartë i Administratës Trump vjen edhe në Prishtinë

Gazeta10
09 Korrik 2025 - 23:30

Departamenti i Shtetit Amerikan ka dërguar zyrtarin e lartë Brendan Hanrahan në Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, duke rikthyer vëmendjen në Ballkanin Perëndimor në një moment kyç për rajonin.

Vizita synon forcimin e lidhjeve me SHBA-në dhe thekson rëndësinë që Washingtoni po i kushton sërish zhvillimeve në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

”Po udhëtoj drejt Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës pas bisedimeve produktive në Dayton dhe Washington. Ky është një përvjetor i rëndësishëm dhe një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Mezi pres të forcoj lidhjet ndërmjet SHBA-së dhe vendeve të rajonit”.

Kjo dëshmon hapur se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka rikthyer vëmendjen e saj qartë në Ballkanin Perëndimor, konkretisht në situatën në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.