Kosova sonte do të luaj një ndeshje mjaft të rëndësishme kundër Qipros, ku me një rezultat pozitiv Kosova do të mbetej akoma në Ligën C të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta10.
Humbja ndaj Irlandës Veriore i ka vështirësuar shumë punët Kosovës për mbetjen në Ligën C.
Sonte duhet patjetër një rezultat pozitiv ndaj Qipros për të vazhduar ndeshjet në Ligën C.
Kosova renditet aktualisht në pozitën e dytë të grupit C2 me gjashtë pikë të grumbulluara, një më shumë se Irlanda Veriore dhe Qipro.
Lideri i këtij grupi Greqia tashmë e ka siguruar plasmanin në ‘Play-Off’ dhe inkuadrimin në Ligën B të këtij kompeticioni.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, pritet të jetë i gatshëm sonte për këtë ndeshje, pasi mungoj në sifdën ndaj Irlandës Veriore shkaku i një lëndimi të lehtë.
Kosova e nisi këtë cikël kualifikues të Ligës së Kombeve, pikërisht me fitore ndaj Qipros në udhëtim me shifrat 0-2.
Ndeshja Kosovë – Qipro luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45. /Gazeta10/