Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova takohet sot me Holandën në Prishtinë

Gazeta10
03 March 2023 - 11:43

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall do ta zhvillojë sot (e premte) ndeshjen e fundit në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024.

Dardanët e futsallit do të jenë mikpritës të Kombëtares së Holandës, ndeshje e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ndonëse në tri ndeshjet e deritashme ka pësuar humbje, Kosova ende është me gjasa për kualifikim tutje.

Në fakt, në rast se Kosova fiton në ndeshjen me Holandën me dy gola epërsi dhe më pas Ukraina e mposht Holandën në ndeshjen e fundit të grupit, atëherë tutje do të kualifikoheshin Dardanët.

Kjo ndeshje do të jetë debutim për trajnerin e ri, Agon Ramadani dhe ndihmësin e tij, Getart Hyseni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.