Sport

Kosova U17 nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Finlandës

Gazeta10
11 Tetor 2022 - 15:05

Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka barazuar 1-1 ndaj asaj të Finlandës në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Evropian, raporton Gazeta10.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Dardanët e rinj kaluan në epërsi falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga Luan Lleshi.

U17-shat tanë vazhduan të krijonin një lojë me besim edhe më të lartë pas këtij goli, duke krijuar shanse të mira shënimi.

Por, djelmoshat e rinj nuk ia dolën më të tundin më rrjetën e skuadrës mysafire, derisa pësuan një gol të vonë në minutat e fundit të takimit.

Ishte Aapo Bostrom që realizoi në minutën e 87-të për rezultatin 1-1, e që me këto shifra përfundoi ndeshja.

Kjo është pika e parë e Përfaqësueses së Kosovës U17 në këto kualifikime, pasi në dy ndeshjet e para pësuan humbje.

Aktualisht lider i Grupit të 8-të, është Italia me nëntë, Finlanda me katër, Greqia me tri dhe Kosova me një sosh. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.