Sport

Kosova U21 barazoi në ndeshjen testuese ndaj Al-Adalah 

Gazeta10
17 Nëntor 2022 - 16:55

Kombëtarja e Kosovës U21 po vazhdon përgatitjet në kuadër të kampit tetëditor në Antalia të Turqisë.

Sot, të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit e kanë zhvilluar një ndeshje testuese, me skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite, Al-Adalah FC, e cila u mbyll baras 1:1.

Golin për Dardanët U21 e realizoi Ardit Tahiri në pjesën e dytë.

Kosova e dominoi lojën, por shpërdoroi shumë raste para portës kundërshtare, teksa skuadra saudite i barazoi shifrat në fund të ndeshjes.

Referimi nën nivel i la hije të keqe kësaj ndeshjeje, gjë që shkaktojë pakënaqësi të madhe tek futbollistët tanë në shumë raste.

 Sidoqoftë, përzgjedhësi Tovërlani i aktivizoi të gjithë lojtarët në këtë ndeshje dhe pati mundësi ta shohë formën e secilit prej tyre.

Kombëtarja U21 do të vazhdojë në ditët e ardhshme me stërvitje, teksa është planifikuar edhe një ndeshje tjetër testuese.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.