
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) pritet që nesër të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 13:30.
Ndërsa do të diskutohet për raportet e këshillave të KQZ-së për zgjedhjet në komunat veriore të vendit, tha për Kanal10 Valmir Elezi, zëdhësnës i këtij institucioni.
“Ju njoftoj se mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbahet të premten, më 14 prill, me fillim në orën 13:30. Në rend të ditës është planifikuar që nga anëtarët e KQZ-së të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 prillit.”, tha Elezi.
Ndërsa në rend dite thuhet se do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e 23 prillit, shkruan Gazeta10.
Po ashtu pritet të bëhet miratimi për Qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.
Pas dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave në veri, Kosova shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Serbët e veriut muaj më parë dhanë dorëheqje edhe nga pozitat tjera që mbanin nëpër institucione të Kosovës.
Më poshtë rendi i ditës:
