Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KQZ njofton se u refuzuan 2 mijë e 57 pako me fletëvotime nga diaspora

Gazeta10
18 February 2025 - 18:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më sot (18 shkurt) janë numëruar rreth 78% të vendvotimeve për votat e kandidatëve lidhur me zgjedhjet parlamentare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri më tani ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve në 1 mijë e 970 vendvotime nga 2533 sa janë gjithsej.

Ai ka treguar se procesit të vlerësimit i janë nënshtruar 28 mijë e 99 pako nga votimi jashtë Kosovës.

 

 

Prej tyre 2 mijë e 57 pako janë refuzuar.

“Ndërkaq lidhur me aspektet tjera të procesit zgjedhor ju njoftojmë se po vazhdon procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës. Nga data 9 shkurt kur ka filluar vlerësimi i tyre dhe deri më tani këtij procesi i janë nënshtruar rreth 28 mijë e 99 pako prej të cilave janë aprovuar 26 mijë e 13, ndërkaq janë refuzuar 2 mijë e 57.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.