Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KQZ: Rezultatet e zgjedhjeve mund të certifikohen edhe para 6 korrikut

Gazeta10
15 June 2026 - 19:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, do të mund të certifikohen edhe para 6 korrikut.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se varësisht nga progresi ditë për ditë, mund të bëhet edhe shpallja e rezultateve dhe pastaj certifikimi i tyre, shkruan Reporteri.net.

“KQZ në fillim të çdo procesi zgjedhor vendos afate se kur do të mund të kryhen disa prej detyrave kryesore. Sa i përket rezultateve, koha se kur do të shpallen këto rezultate, KQZ ka caktuar datën 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre deri më 6 korrik. Por, këto janë vetëm planifikime, nëse do të arrijmë që ta bëjmë më shpejt kjo do të ishte lajm i mirë jo vetëm për KQZ’në, por për të gjithë. Megjithatë do të mbesim në kontakt të përditëshëm për të parë progresin, e pastaj për pasur një datë të saktë se kur do të mund të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare, e pastaj ceritifkimi i tyre”, ka deklaruar Elezi.

Ai tha se për çdo aktivitet që zhvillohet qoftë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve apo në Qendrat Komunale të Numërimit, mund të parashtrohen ankesa.

“Çdo aktivitet që zhvillohet në QNR apo Qendrat Komunale të Numërimit mund t’u nënshtrohet ankesave”, tha Elezi për T7.

Ai bëri me dije se do të presin pas përfundimit të aktviteteve në QNR, nëse do të ketë ndonjë ankesë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar më herët se po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas njoftimit të KQZ-së, deri të hënën në ora 16:00 janë numëruar 102 nga gjithsej 223 kuti votimi, që përbëjnë 35.87 për qind të totalit.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.