Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KQZ: Votat e mërgatës, ato me kusht edhe të personave me nevoja të veçanta do të numërohen “në një fazë të mëvonshme”

Gazeta10
11 February 2025 - 20:23

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, deklaroi se numërimi i këtyre votave do të bëhet në një fazë të mëvonshme, pasi të përfundojnë numërimet në qendrat komunale të votave të kandidatëve për deputetë, shkruan Reporteri.net.

“Lidhur me numrin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, ju njoftoj se numërimi i tyre do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pasi të përfundojnë numërimet në qendrat komunale”, ka deklaruar Elezi.

 

“Për numrin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, ju njoftoj se së shpejti do të kemi të dhënat për secilën komunë veç e veç. Ndërkaq, siç e kemi përmendur edhe më herët, për votimin jashtë Kosovës ishin regjistruar 104 mijë e 924 shtetas dhe sipas të dhënave preliminare, numri i votave në përfaqësitë diplomatike ku u zhvillua votimi më 8 shkurt 2025 është 15 mijë e 352. Lidhur me pjesën tjetër të votimit nga jashtë Kosovës, përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme janë pranuar 68 mijë e 712 pako me fletëvotime”, tha Elezi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.