Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kraki: Asociacioni, tradhtia më e madhe që i është bërë Kosovës

Gazeta10
16 May 2023 - 18:33

Profesori universitar nga Parisi, Nezir Kraki e ka quajtur tradhti të madhe, skandaloze dhe të dëmshme marrëveshjen e vitit 2013 dhe atë të 2015 për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Asociacioni i nënshkruar nga Thaçi më 2013 dhe nga Mustafa më 2015, është tradhtia më e madhe që i është bërë Kosovës prej luftës deri tash. Ai gabim skandaloz është riparuar deri diku.”, tha Kraki në Info10.

Ai tha se përgjatë 10 viteve negociata me Serbinë, Kosova që nga ajo kohë nuk ka përfituar asgjë, por siç tha ai e ka ndihmuar në rrugën  e saj të integrimit drejt BE-së, transmeton Gazeta10.

“Asociacioni i nënshkruar nga Thaçi më 2013 dhe nga Mustafa më 2015, është tradhtia më e madhe që i është bërë Kosovës prej luftës deri tash. Ai gabim skandaloz është riparuar deri diku. Mua aspak s’më duhet njohja nga Serbia. Asociacioni në versionin e Republikës Serbe është pranuar në atë kohë pa marrë asgjë Kosova. As pranim të simboleve e asgjë. Tash Serbia ka kaluar nga Kosova është zemra e Serbisë, tash Asociacioni zemra e Serbisë.”, tha Kraki në Info10.

Për Krakin qasja e tanishme e Qeverisë karshi dialogut me Serbinë ka ndryshuar bindshëm, madje sipas tij Kosova tani ka arritur të pozicionohet si shtet serioz e me kërkesa të qarta në bisedime. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.