Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kraki: Nëse plotësohet kërkesa që Asociacioni të mos jetë njëetnik, dal e festoj në Paris

Gazeta10
02 February 2023 - 18:24

Profesori universitar në Paris, Nezir Kraki në INFO10 ka folur rreth çështjes së gjashtë kushteve të cilat kryeministri i vendit, Albin Kurti i paraqiti sot për ta pranuar Asociacionin, raporton Gazeta10.

Kraki ka thënë se do të ishte mirë se termi Asociacion të mos ekzistonte fare, por tash e kemi që moti si trashëgimi, duke theksuar se në rast se Asociacioni s’do të jetë monoetnik ai do të dal të festoj në Paris.

“Ideali do të ketë qenë që togfjalëshi Asociacion i Komunave me Shumicë Serbe, mos të ekzistonte, por tash e kemi, këto janë trashëgimi, dosje ekziston, çështja ekziston, ka pi uj kjo çështje ka flejtë është instaluar në mendje të aleateve tanë dhe pretendimeve që gati janë bërë legjitime tani të Serbisë. Qeveria e Kosovës sot nuk e pranoj në fakt. Për Albin Kurtin që ka qenë kundër planit të Ahtisaarit, bisedimeve në atë kohë, lëshimeve që kanë ndodh atëherë, normalisht kjo shihet si lëshim por veç ideja që të bisedohet për Asociacionin. Ajo çfarë më jep mua siguri është kërkesa e panegociueshme e Kosovës që asociacioni të mos jetë monoetnik dhe mos ta dhunojë Kushtetutën e Kosovës, nëse këto pika  nënshkruhen e respektohen unë dal nesër e festoj në Paris.”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.