Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kraki për Borellin e Lajçakin: Të dështuar e qesharak, shihen si Zot në Ballkan

Gazeta10
14 June 2023 - 0:01

I ashpër me BE-në është treguar profesori universitar nga Parisi, Nezir Kraki, pas raportimeve për një pako sanksione të përgatitur pas situatës në veri.

Ai tha se as kryediplomati i BE-së Josep Borell e as emisari për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak s’mund t’i vendosin Kosovës sanksione pasi funksioni i tyre nuk është vendimtar.

Ai i ka quajtur funksionar të dështuar dhe qesharak dyshen e BE-së, teksa tha se po shihen “si Zot në Ballkan, që marrin rrogë 70-80 mijë euro”,

“E njoh BE-në, jo BE-në që shihet nga ballkoni i terasave në Prishtinë me makiato të ftohta, por kjo BE-ja reale që zhvillohet këtu. Borelli, Lajcaku se kanë asnjë rol, asnjë peshë. Këta janë qesharak. Janë funksionarë që dështojnë në shtetet e nacionale dhe i çojnë me ba karrier në Bruksel. Askush si merr seriozisht. Këta kanë rol vetëm në Ballkan, shihen si Zot atje. Kur dalin këta funksionarët që shihen si Zot në Ballkan, që i marrin nga 70-80 mijë euro rrogë tu ardh në Ballkan si turista, e thonë se do ta ndërprejmë marrëdhënien me Kosovën. Cfarë marrdhënie po dnërpren?”, deklaroi Kraki në Prime Time.

Vendimet ndaj një shteti kandidat për tu anëtarësuar në BE, sipas Krakit merren sipas një mekanizmi ku janë të përfshira të gjitha shtetet, e jo një paralajmërim kaq i madh për një situatë politike e momentale.

“Nuk ka kapacitet Borelli me i vendos sanksione asnjë shteti. Sanksionet, vendimet janë me unanimitet në BE. Mekanizmi para-aderimit që i financion vendet kandidatet potenciale, që tash vetëm Kosova është kandidat zyrtar. Buxheti është i ndarë, i paradefinuar prej vitesh. S’mundet për një çështje politike momentale, me ndërhy mekanizmi i BE-së, sepse si pëlqejka një kryeministër i Kosovës.”, u shpreh tutje Kraki./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.