Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi: Deputetët që e çojnë dorën për komisionin e fshehtë do ta shkelin Kushtetutën me vetëdije

Gazeta10
28 June 2025 - 18:58

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nesër, në seancën konstituive, deputetët që e çojnë dorën për komisionin për votim të fshehtë, bëjnë shkelje kushtetuese me vetëdije.

Sipas tij, seanca e nesërme nuk do të jetë e njëjtë me të tjerat, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Duket që kjo nuk do të ndodhë. Nesër nuk është njësoj sikur tri-katër ditët e kaluara. Deputetët që e çojnë dorën për atë komision do të bëjnë shkelje kushtetuese me vetëdije. Kosova s’mund të ketë shkelës të Kushtetutës. Tendenca për të votuar një komision që është antikushtetues është shkelje në vetvete,” ka deklaruar Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.