
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, raporton Gazeta10.
Ai thotë se me Abbott diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke theksuar se situata është serioze dhe shqetësuese.
”Në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë ta pres sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. Në këtë takim, shpreha qëndrimin e PDK-së në lidhje me situatën aktuale, e cila, fatkeqësisht, është serioze dhe shqetësuese. Ambasadorin Abbott e sigurova se populli i Kosovës vazhdon të mbetet i orientuar drejt dhe bindshëm në rrugën euro-atlantike dhe çmon raportet e mira me aleatët tanë ndërkombëtarë.”, ka shkruar ai në Facebook.
Krasniqi tha se ambasadorit Abbott ia rikonfirmoi qëndrimin konsistent të PDK-së, që interesat e shtetit dhe popullit do t’i vë gjithmonë para interesave partiake./Gazeta10