
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në një intervistë në emisionin “Prime Time” me gazetarin Xhemajl Rexha ka thënë se është e nevojshme që procesi i gjykimit të krerëve të UÇK-së të fillojë sa më shpejt, raporton Gazeta10.
“Kanë kaluar dy vjet duke u mbajtur seanca pa filluar një proces dhe është realisht problematike arsyetimi i mbajtjes kaq të gjatë në Hagë”, tha ai.
Sipas tij zhvillimet në Hagë janë të pavarura nga shteti i Kosovës dhe kjo gjykatë nuk është e njëjtë siç e kishte paramenduar.
“Kjo gjykatë nuk është e njëjtë siç e kishim paramenduar nga momentin kur është themeluar dhe kur është votuar sepse sot nuk ka asnjë mbikëqyrje reale ndaj saj”, tha Krasniqi.
Ai thekson se asnjë institucion i Kosovës nuk ka një rol mbikëqyrës ndaj zhvillimeve në Hagë.
“Asnjë institucion i Kosovës nuk ka një rol mbikëqyres dhe një mundësi për të parë se qka po ndodh ose pse spo ndodh andaj rritja e interesimit dhe e transparencës dhe kërkesës për përgjegjësi është shumë e rëndësishmë”, tha kryetari i PDK-së./Gazeta10