Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka komentuar fotografinë e kryeministrit, Albin Kurti dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi të shoqëruar nga afaristi i arrestuar Ridvan Muharremi.
Krasniqi përmes një video të publikuara ka thënë se kjo fotografi i heq të gjitha dilemat, dhe se është një fakt që Kurti dhe Ridvan Muharremi janë të afërte me njëri tjetrin.
Ai tutje në video ka thënë “Pse Kurti dje nuk e ka përmendur “Ridin” Ridvan?” edhe “Pse shteti ja jep përgjithësinë një biznesmeni privat nën tavolinë dhe jo publikisht as me tendera për me pru rezerva shtetërore?”