
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë vizitë zyrtare në Uashington dhe Bruksel, raporton Gazeta10.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Krasniqi tha se do të takohet me përfaqësues të nivelit të larta të diplomacisë dhe politikës amerikane duke përfshirë kongresistë, me përfaqësuesin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Ecobar si dhe me Këshillin e Sigurisë Kombëtare si dhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
“Gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Uashington në ShBA dhe Bruksel ku do të takohem në nivele të larta të diplomacisë dhe politikës amerikane dhe evropiane. Vizitën do ta fillojë në Bruksel te hënën dhe të martën ku do te takojë shumë nga euro deputetët të cilët merren me Kosovën. Do ta takojë edhe zotëri Miroslav Lajçak i cili është ndërmjetës ne dialogun Kosovë Serbi për të vazhduar takimet në Uashington për ta takuar Gabriel Eskobar në takime në kongres me senat dhe dhomën e përfaqësuesve në këshillin e sigurisë kombëtare dhe pastaj edhe me disa nga institutet.”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi sqaroi se me ta do të diskutojnë për zhvillimet politik, situatën në veriun e vendit, procesin e dialogut dhe plani franko-gjerman.
Kjo është vizita e parë e Krasniqit në ShBA, si kryetari i PDK-së, prandaj ai po e konsideron të një rëndësie të veçantë, duke shtuar se raporti me ShBA është prioritet.
Sa i përket raporteve me ShBA-në, Krasniqi i bënë thirrje Qeverisë për një koordinim më të madh dhe konsultim më të sinqertë, për situatën në veri dhe dialogun me Serbinë, raporton EO.
“Ne këtë kuadër ftoj Qeverinë që raportin me ShBA mos ta sheh nga prizmi i taktizimit siç po bënë sepse raporti me ShBA dihet ta kemi raporti kryesor strategjik dhe ti qasemi me sinqeritet. Ka nevojë për një koordinim më të madh dhe konsultim më të sinqertë dhe për t’i harmonizuar veprimet edhe për situatën në veri dhe dialogun me Serbinë”.
Sipas tij, është evidente që Qeveria e Kosovës nuk po i dëgjon këshillat e ShBA-së, duke shtuar se kjo po bëhet e ditur edhe nga deklarimet e zyrtarëve më të lartë amerikan.
Mes tjerash, Krasniqi bëri të ditur se raportet e Kosovës më ShBA nuk kanë qenë kaq të zbehta asnjëherë në këto 20 vjetët e fundit./Gazeta10