Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi kujton Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën si dhe Kadri Zekën, thotë se vrasja e tyre ishte goditje e madhe

Gazeta10
17 January 2023 - 12:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën si dje Kadri Zekën në përvjetorin e rënies së tyre, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ata i kanë vendosur themelet e bashkërendimit të grupeve politike.

Më tej, ai ka thënë se vrasja e tyre ishte ndër goditjet më të mëdha që i është dhënë organzimit politik.

Ai ka thënë se veprimtaria e tyre u bë frymëzim për mjëra atdhetar më pas.

Këtu keni postimin e plotë:

“Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, vunë themelet e bashkërendimit të grupeve politike në një front të përbashkët në rrugën e përpjekjeve të pareshtura të popullit te Kosovës për liri.

Ekzekutimi i tyre, 41 vite më parë nga dora e shërbimit sekret jugosllav në Untergrupenbach të Gjermanisë, ishte një ndër goditjet më të mëdha që iu dha organizimit politik dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës në botën perëndimore.

Por, kjo ngjarje nuk arriti të shuante lëvizjen patriotike dhe motivin për çlirim. Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ranë, por veprimtaria e tyre heroike u bë frymëzim për mijëra atdhetarë në brezat pasues.

Lavdi e mirënjohje e përjetshme për këta kolosë!”,ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.