Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi kujton Skënderbeun, thotë se është personaliteti i parë dhe më i rëndësishëm i kombit

Gazeta10
17 January 2023 - 15:33

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar në përvjetorin e vdekjes së tij të 555-të, Gjergj Kastriot Skënderbeun, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se Skënderbeu është personaliteti i parë dhe më i rëndësishëm i kombit.

Më tej, ai ka thënë se Skënderbeu kujtohet me nder dhe krenari si udhërrëfyes, strateg dhe shembull të unifikimit.

“Lavdi të përjetshme simbolit të nderit, identitetit dhe partiotizmit shqiptar”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Këtu keni postimin e plotë:

“Përgjatë një jete në mes stuhive të kohës, Gjergj Kastrioti Skënderbeu u shndërrua në simbol të forcës, vendosmërisë dhe rezistencës shqiptare.

Përjetësisht, në zemrën e secilit shqiptar atdhedashës, Skënderbeu është skalitur si themeluesi, heroi, personaliteti i parë dhe më i rëndësishëm i kombit.

Sot, në 555 vjetorin e kalimit të tij në amshim, me nder dhe krenari kujtojmë trashëgiminë historike të udhërrëfyesit, strategut dhe shembullit të parë të unifikimit mbarëshqiptarë në përpjekjet për liri e mëvetësi.

Lavdi të përjetshme simbolit të nderit, identitetit dhe patriotizmit shqiptar”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.