Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi-Matoshit: PDK nuk do të bëjë kurrë opozitë si Kurti me kallë shtetin

Gazeta10
18 May 2023 - 21:22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasnisi në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadikun, duke folur për pozicionet e opozitës në raport me dialogun Kosovë-Serbi iu drejtua publicistit Halil Matoshi që PDK-ja nuk do të bëjë kurrë opozitë si Kurti me kallë shtetin.

“PDK-ja është parti që ka një, historiat, themel dhe një background që është më i rëndësishëm se pozicioni i momentit”, tha Krasniqi.

Matoshi duke komentuar këtë deklaratë të Krasniqit tha se nëse është konkluzioni i opozitës që kemi një qeverisje të pafatë që po dëmton interesin e vendin, lejohen edhe metoda më të ashpra për rrëzimin e qeverisë.

Tutje Krasniqi tha se Albin Kurti e ka 10-she në propagandë, kështu na e shpjegonte edhe bashkimin kombëtar, duke thënë se bashkimi bëhet shumë lehtë duke e zhvendosur doganën nga Morina e qet në Merdare. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.