Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi në ditën e Pashkëve: Kjo festë simbolizon ringjalljen, urojmë ditë më të mira për Kosovën

Gazeta10
31 Mars 2024 - 16:44

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar të gjithë besimtarët katolikë festën e Pashkëve.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka uruar që kjo festë të sjellë paqe dhe harmoni në shtëpitë e të gjithë atyre që e festojnë këtë ditë.

Derisa, Krasniqi theksoi se kjo festë simbolizon ringjalljen, dhe uroi ditë më të mira për popullin e Kosovës.

“Ndërsa përqafojmë mesazhin e dashurisë dhe faljes, që na e sjellë festa e Pashkëve, le të zotohemi për të punuar për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, ku çdo individ vlerësohet dhe respektohet. Në këtë festë që simbolizon ringjalljen, shpresën dhe besimin, urojmë që te vijnë ditë më të mira për mbarë popullin tone”, shkroi Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.