
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Krasniqi në një postim në Facebook ka ngushëlluar familjet e tre fëmijëve.
“Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi në Facebook.
Postimi i plotë:
Dhembje e pafund për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës. Në këto momente zie, jemi pranë familjeve të tyre me zemër e mendje, për të ndarë dhembjen e tyre të madhe.
Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë!