Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi paralajmëron protestë: Nuk mund të tatohet njësoj luksi dhe nevoja bazike për ushqim

Gazeta10
29 April 2025 - 19:26

Aktivisti i “Asnjë cent më shumë”, Ismet Krasniqi në emisionin “Gazeta” të Kanal10 paralajmëroi një protestë të re në shenjë revolte ndaj vazhdës së ngritjeve të çmimeve në vend.

Krasniqi teksa fliste për ngritjen e çmimeve të produkteve në vend, përmendi edhe tatimin e tyre duke thënë se duhet dalluar rëndësia e produktit në nevojat bazike, në krahasim me gjëra tjera.

“Nuk mund të tatohet njëjtë si buka, si alkooli, për shkak se nuk mund ta tatojmë njëjtë edhe luksin edhe nevojën bazike për ushqim” tha ai teksa u bëri thirrjeve qytetarëve në inciativën “Asnjë cent më shumë”.

“Kurrë më shumë se sa sot qytetarët e këtij vendi nuk kanë pas arsye më shumë për me dal e protestu. Ende nuk e kemi caktuar ditën e saktë për protestë”.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.