
Kryetari i partisë PDK, Memli Krasniqi, ka folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe lider të tjerë të opozitë, raporton Gazeta10.
Ai u shpreh që do të donte të bisedohej më shumë për planet për të menagjuar situatën në veri.
“Sic e dini dje ja kam dërguar një letër kryeministrit ku jan kam shprehur shqetësimin e madh në lidhje me situatën në pjesën veriore të vendit sepse aty kemi hi në një fazë e cila tashmë po shihet se nuk ka një epilog të qartë ndërsa potencialin për përkeqësim dhe përshkallëzim e ka të madh, më vjen mirë që ka reflektuar dhe menjëherë ka njoftuar për këtë takim të mëngjesit të sotëm, ku patëm diskutim rreth asaj si është situate, si ka ardhur deri këtu por unë isha më shumë i interesuar të dëgjoja për planet e ardhshme të Qeverisë për ta menagjuar këtë situatë.”, tha Krasniqi./Gazeta10.