Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi pasi la Kosovën, godet rëndë VV-në dhe kunatën e tij, Albulena Haxhiun

Gazeta10
04 May 2023 - 9:56

Aktivisti i Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook e ka goditur Vetëvendosjes, duke përfshirë edhe kunatën e tij, Albulena Haxhiu.

Mimoza Kusari-Lilën, ai e ka quajtur gjeneral, të cilës “i palohet” deputeti Sali Zyba sepse, sipas tij, “e kanë shit kurrizin për një punësim të gruas, tezës, mikut”.

Krasniqi ka përmendur Armend Mujën, për të cilin thotë se e gënjen Kurtin dhe qytetarët me statistika të rrejshme. Për shefin e kabinetit të kryeministrit, Luan Dalipi ka thënë se del në darkë me djalin e Isa Mustafës, “pra është normale tash se ju ka hupë rruga në oborr”.

Si ushtarë të Mimoza Kusarit, Krasniqi thotë se janë renditur edhe deputetët Gani Krasniqi, Hydajet Hyseni e Avni Dehari.

Aktivisti i VV-së eka përmendur edhe Nazlie Balajn e Dejona Mihalin.

“Fashistja Nazlie Bala kujdesët me i pa postimët dhe më të kërcenuar e me të përjashtuar nga lëvizja sepse “nuk bënë me fol”. Shoqja Dejona Mihali – që e ka hangër shumë bukën në shtëpinë tonë kujdesët me të shti në listë të zezë se ua shpërfaqë interesat e grupëve!”

Krasniqi nuk e ka kursyer as kunatën e tij, Albulena Haxhiu.

“Shoqja ime zonja e kunata bashkëaktivistja Albulena Haxhiu – e merr këshilltare një hiqe nga LDK-ja që në 2020 në kohën e pandemisë ajo si deputete e LDKsë të ka rrëzuar nga pushteti, dhe ju dukët marifet! Ajo që tërë jetën ka pas pushtet dhe na keqqeverisë sot qenka ba vlerë! Haj medet!”, ka shkruar Krasniqi.

“Deputetët e tjerë mjerim!…  – Ministratë e tjerë regres të paaftë!”

Ai ka thënë se 80 për qind e qendrave në Kosovë janë jashtë funksionit, derisa ka shtuar se VV-ja në diasporë “është për toke”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.