Gazeta10

​Krasniqi: PDK kundër marrëveshjes, neni 7 i rrezikshëm për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përserituar se nuk do të votojnë marrëveshjen me Serbinë në Kuvend, në formën e tillë siç është dakorduar në bazë të planit të Bashkimit Evropian. Megjithatë, ai është pesimist se në takimin e së shtunës në Ohër do të ketë marrëveshje, pasi thotë se dallimet janë të mëdha për planin e zbatimit të saj.

Megjithatë, lideri i PDK-së shtron nevojën që çfarëdo marrëveshje me Serbinë të përfundojë në Kuvend për ratifikim për legjitimim.

“Kjo është marrëveshje ndërkombëtare dhe duhet të sillet në Kuvend për ratifikim, përndryshe nuk do të ketë validitet legal, nuk do të jetë obligativ. Kjo është shumë e rëndësishme të thuhet dhe sqarohet. Marrëveshja si e tillë i përmbushë kriteret që kërkohen nga neni 18 i Kushtetutës dhe duhet të sillet në Kuvend për ratifikim…Në momentin që një gjë e tillë arrihet ne do t’i vazhdojmë diskutimet tona, duke përfshirë mbledhjet e Këshillit Drejtues, kryesisë së partisë, diskutimeve të hapura për të vendosur për qëndrimin final. Por, një gjë ua them kështu si është kjo marrëveshje nuk mund të ketë mbështetjen tonë”, thotë ai.

Krasniqi u shpreh për KosovaPress se pa plan të zbatimit s’do të ketë marrëveshje në Ohër më 18 mars

“Pa pasur një dakordim sa i përket planit të zbatimit, aneksit që përfshihet në nenin 11 s’ka marrëveshje fare. Neve na mbetet të shohim a do të ketë marrëveshje, apo jo, përtej deklarimeve taktizuese që mund t’i bëjnë palët…Ne duhet të shohim tekstin final, duhet të dimë a ka marrëveshje, pasi ajo është deklarative, e marrëveshja ndodh kur nënshkruhet. Deri në atë moment ka një rrugë të gjatë dhe unë besoj se ka dallime të mëdha sa i përket planit të zbatimit”, shton Krasniqi.

Sipas tij dëmet nga marrëveshja e dakorduar në Bruksel tani po i pranojnë edhe krerët e shtetit, duke potencuar nenin shtatë si koncesion që rrezikon të krijojë një status të një autonomie politike për komunitetin serb.

“Neni shtatë është neni më problematik i krejt kësaj marrëveshjeje. Esencialisht rrezikon të krijojë një status të një autonomie politike për komunitetin serb në njërën anë, po ashtu edhe një status të ekstraterritorialitetit religjioz për Kishën Ortodokse Serbe në anën tjetër. Tashmë liderët e shtetit po e pranojnë që është koncesion, por ende s’po tregojnë çfarë koncesioni është vërtet dhe çfarë niveli e dëmton rregullin kushtetues të Kosovës”, deklaron ai.

Kjo ujdi, sipas liderit opozitar, dëshmon degradimin e procesit të dialogut që kryeministri Albin Kurti ka bërë, duke sjell marrëveshje pa njohje.

“Fatkeqësisht sot marrëveshja që është në tavolinë as nuk është finale, as gjithëpërfshirëse dhe as nuk e ka në qendër njohjen e ndërsjellë. Ne s’mund të jemi injorues ndaj këtyre fakteve, pasi ka degraduar ky proces, para së gjithash për shkak të përgjegjësisë që e ka Albin Kurti dhe për shkak të fajit të tij për t’i zbatuar ato kërkesa dhe ato qëllime shtetërore që me vite me radhë i kemi pasur të gjithë. Arroganca e tij, shpërfillja, moskoordinimi në kohën kur është dashur me partnerët ndërkombëtarë dhe shumë gabime të tjera, duke filluar prej mungesës së përvojës politike, diplomatike, negociuese dhe deri tek qasja tek të cilën e ka pasur të gabuar ka sjellë këtë rezultat”, thekson Krasniqi. /Gazeta10/

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë