Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: VV-ja abuzoi më së shumti në sektorin e energjisë

Gazeta10
19 April 2023 - 19:38

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi sot pas një bastisje të bërë në banesën e tij.

Krasniqi ka akuzuar VV-në për siç tha ai se abuzimet më të mëdha gjatë qeverisjes, i ka bërë në sektroin e energjisë përmes skemave korruptive dhe këqpërdorimit të pushtetit që e kanë instaluar në këtë sektor, shkruan Gazeta10.

“Kryeminisitri Kurti duhet të deklarohet menjëherë per arrestimin e sotëm të mikut dhe bashkëpartiakut të tij, sepse sot e ka momentin të flasë për bojlera e filtera, që pretendonte se i kupton mirë e që sot po vërtetohet se në emër të tyre janë keqpërdorur miliona euro nga vartësit e tij. Abuzimet e Qeverisë Kurti me tërë zingjirin e sektorit të energjisë, prej prodhimit e deri te konsumi i saj, nuk janë as të rastësishme dhe as pa dashje.”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi madje arrestimin e drejtorit të KEK-ut e ka ndërlidhur me ambasadorin e Kosovës në Slloveni Martin Berishaj që sipas tij janë takuar muaj më parë së bashku edhe me disa tregtarë të energjisë në Zagreb.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike për mbi 100% vitin e kaluar, rritja e dytë për 15% para pak ditësh, pagesa në mënyrë joligjore e mbi 100 milionë eurove për faturat e serbëve në veri, bllokimi i ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese, si dhe shitja e lirë e blerja e shtrenjtë e energjisë – lënë dyshime se janë pjesë e një piramide korruptive të krijuar nga Qeveria Kurti e në krye të së cilës qëndron Ambasadori me aktakuzë i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është boshti i aferës më të madhe korruptive rajonale të tregtimit të energjisë dhe shpërlarjes së parave.”, ka shkruar më tutje.

Postimi i plotë:

Arrestimi i sotëm i kryeshefit të KEK-ut, ish-drejtuesit të Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, Nagip Krasniqi, është dëshmia më e mirë e asaj që e kemi thënë për muaj të tërë – se Qeveria Kurti, abuzimet më të mëdha i ka bërë pikërisht në sektorin e energjisë, përmes skemave korruptive dhe keqpërdorimit të pushtetit absolut që e kanë instaluar në këtë sektor.

Kryeminisitri Kurti duhet të deklarohet menjëherë per arrestimin e sotëm të mikut dhe bashkëpartiakut të tij, sepse sot e ka momentin të flasë për bojlera e filtera, që pretendonte se i kupton mirë e që sot po vërtetohet se në emër të tyre janë keqpërdorur miliona euro nga vartësit e tij.

Abuzimet e Qeverisë Kurti me tërë zingjirin e sektorit të energjisë, prej prodhimit e deri te konsumi i saj, nuk janë as të rastësishme dhe as pa dashje.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike për mbi 100% vitin e kaluar, rritja e dytë për 15% para pak ditësh, pagesa në mënyrë joligjore e mbi 100 milionë eurove për faturat e serbëve në veri, bllokimi i ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese, si dhe shitja e lirë e blerja e shtrenjtë e energjisë – lënë dyshime se janë pjesë e një piramide korruptive të krijuar nga Qeveria Kurti e në krye të së cilës qëndron Ambasadori me aktakuzë i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është boshti i aferës më të madhe korruptive rajonale të tregtimit të energjisë dhe shpërlarjes së parave.

Pas këtyre fakteve të reja, përkundër dëshmive që i kanë dhënë në Komisionin Hetimor Parlamentar, tani po vërtetohen edhe takimet sekrete që Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, i arrestuar sot, kishte muaj më parë me Ambasadorin Martin Berishaj dhe tregtarë të tjerë të energjisë në Zagreb.

Ftoj Prokurorinë e Kosovës dhe të gjitha organet përgjegjëse që me seriozitetin më të lartë ta procedojnë rastin e sotëm, dhe, një herë e mirë, të gjithë të përfshirët në këto skandale korruptive zingjirore t’i nxjerrin para drejtësisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.