
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nëse Kurti nuk do t’i largojë barrikadat me bager, atëherë le ta dorëzojë mandatin dhe le të shkojë në shtëpi, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se Kurti duhet të jetë kryeministër i gjithë Kosovës dhe jo vetëm deri tek Ura e Ibrit.
Këtu keni postimin e plotë:
“Nëse Kryeministri dorëzohet para barrikadave, atëherë është mirë me e dorëzu mandatin edhe me shku në shtëpi. Ai duhet të jetë Kryeministër i të gjithë Kosovës, jo vetëm deri te ura e Ibrit!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se serbët lokal qe gati dy javë kanë vendosur barrikadat në veriun e Kosovës duke bllokuar disa rrugë.
Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e barrikadave si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10