Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi për mbledhjen e Kuvendeve: Përcjellet amaneti i Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe UÇK-së

Gazeta10
27 November 2022 - 15:57

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me një postim në Facebook ka folur rreth mbledhjes së parë të dy Kuvendeve shqiptare nga Shqipëria dhe Republika e Kosovës, ku ka shprehur falenderim për të gjithë shqiptarët në botë, raporton Gazeta10.

“Sot, bashkë, falënderojmë secilin shqiptar, andej dhe këtej kufirit, të cilët me rezistencën, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme jetësuan aspiratat shekullore.”, tha Krasniqi.

Tutje ai kujtoi veprimtarin dhe kontributin e UÇK-së dhe Ismail Qemailit për lirin që populli shqiptar gëzon.

“Amaneti dhe pesha e përbashkimit ndër ne vjen nga Skënderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz, te Adem Jashari dhe UÇK-ja.”, tha ndër të tjera Krasniqi.

Postimi i plotë:

“Sot, në Tiranë, në mbledhjen e parë të përbashkët të dy Kuvendeve tona, në vigjilje të një feste shumë të rëndësishme kombëtare. 

Sot, bashkë, kujtojmë dhe nderojmë heronjtë e kënduar dhe të pakënduar nga dy shtetet tona, të cilët me guximin, ëndrrën dhe vizionin e tyre mundësuan këtë ditë.

Sot, bashkë, falënderojmë secilin shqiptar, andej dhe këtej kufirit, të cilët me rezistencën, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme jetësuan aspiratat shekullore.

Amaneti dhe pesha e përbashkimit ndër ne vjen nga Skënderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz, te Adem Jashari dhe UÇK-ja. 

Kjo flakë shekullore, që ngrohë e ndriçon vazhdimisht zemrat, mendjet dhe rrugët tona, le të jetë udhërrëfyes i përjetshëm i kombit tonë drejt unitetit e suksesit.

Urime shqiptarë!”/Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.