
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me një postim në Facebook, ka thënë se përkujton viktimat e sulmit të 11 shtatorit ndaj SHBA-ve, raporton Gazeta10.
“Sot, me dhembje kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga sulmet terroriste, që morën jetën e rreth 3 mijë personave.”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se ky sulm ndaj SHBA-ve ishte edhe bërë botën demokratike, ku bëri që këto vende të bashkohen dhe forcohen.
“Megithatë, ajo që ishte menduar të ishte goditje për SHBA-të dhe botën demokratike, vetëm sa i bashkoi të gjithë, për tu ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të më të shtrenjtës: Lirisë!”, tha Krasniqi.
Kryetari i PDK-së përfundoi se luftës për terrorizëm iu është bashkuar edhe Kosova.
“Frontit të përbashkët global kundër terrorizmit, që udhëhiqet nga SHBA-të tash e 21 vjet, i është bashkuar edhe Kosova.”, u tha në postim.
Postimi i plotë:
“Sot, me dhembje kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga sulmet terroriste, që morën jetën e rreth 3 mijë personave.
Megithatë, ajo që ishte menduar të ishte goditje për SHBA-të dhe botën demokratike, vetëm sa i bashkoi të gjithë, për tu ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të më të shtrenjtës: Lirisë!
Frontit të përbashkët global kundër terrorizmit, që udhëhiqet nga SHBA-të tash e 21 vjet, i është bashkuar edhe Kosova.
Në përvjetorin e 21-të të kësaj ngjarjeje që ndryshoi drejtimin e historisë së re, qëndrojmë pranë popullit mik amerikan, për të kujtuar këtë ditë dhe për të ndarë dhembjen dhe pikëllimin me ta.
#NeverFroget.”/Gazeta10.