Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi përfundon vizitën në Washington, takimin e fundit e realizon në Këshillin Atlantik

Gazeta10
19 November 2022 - 17:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me takimin e tij në Këshillin Atlantik e ka përfunduar vizitën e tij zyrtare në Washington, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se me drejtorin e e Qendrës Evropiane, Jörn Fleck, si dhe me zyrtarët e tjerë të Këshillit Atlantik kanë diskutuar për sfidat politike dhe ato të sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Më tej, Krasniqi ka thënë se ka shprehur qëndrimin e palëkundur të Kosovës për orientimin euroatlantik.

Tutje, ai ka thënë se Kosova do të angazhohet për vizionin e saj për ta krijuar një vend më të lirë dhe më të sigurt e prosperues.

Këtu keni statusin e plotë:

“Vizitën zyrtare në Ëashington DC e përfundova me një takim shumë të mirë në selinë e Këshillit Atlantik.

Si një ndër organizatat amerikane më me ndikim në fushën e çështjeve ndërkombëtare, Këshilli Atlantik është i përkushtuar në formësimin e një të ardhmeje më prosperuese dhe më të sigurt globale.

Në këtë kontekst, me Drejtorin e Qendrës Evropiane, Jörn Fleck, dhe zyrtarë të tjerë të Këshillit Atlantik, kishim një diskutim të hapur dhe përmbajtësor lidhur me sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë.

Edhe këtu, unë shpreha qëndrimin dhe synimin e paalternativë të popullit të Kosovës për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, NATO dhe OKB.

Së bashku me miqtë tanë në SHBA, nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, ne do të angazhohemi për hartimin e strategjive të mirëfillta politike në kuadër të vizionit tonë për të ndërtuar një vend më të lirë, më të sigurt dhe më prosperues!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se pararelisht me Krasniqin në Washington për vizitë zyrtare po qëndron edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.