Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: Polica e Kosovës në veri, në shërbim të Republikës – janë të furnizuar për një kohë të gjatë

Gazeta10
27 December 2022 - 21:20

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se situata aktuale në veri të Mitrovicës, pavarësisht tensioneve është më e kontrolluar se ndonjëherë më parë.

Krasniqi në Politiko tha se policët e Republikës në veri, atje janë me ide të qarta, në mbrojtje të vendit dhe se për këtë tokë duhet të jepin shërbimin e tyre, shkruan Gazeta10.

Ministri madje theksoi se Njësia Speciale dhe Policia e Kosovës, janë të furnizuar me ushqim e pajisje tjera për një kohë të gjatë.

“Situata në veri përtej tensioneve, është më e kontrolluar se ndonjëherë më parë. Atje janë Policët e Kosovës, me ide të qarta që kjo është tokë e Republikës së Kosovës, dhe për këtë tokë unë duhet me jep shërbimin tim sin ë Gjakovë, në Pejë apo në veri të Kosovës. Më herët kemi pasur  600 policë të strukturave paralaele që janë paguar me taksa tona, dhe agjenda e tyre ka qenë nga Beogradi. Për mua, mosprezenca e tyre, nuk veëhet në veri të Kosovës. Njësia Speciale e Policia e Kosovës kanë shku moti në veri, sot Policia e ka stacionin e tyre atje, kanë gjithë furnizimin e duhur për të mbrojtur Republikën dhe janë jashtëzakonisht të motivuar. Unë besoj që një kontribut që të gjithë duhet të japim, është që të mos i demotivojmë. Policët në veri janë të furnizuar me ushqim e të përgatitur për një kohë të gjatë”, tha ministri Krasniqi në Politiko. /Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.